Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Monza triumfon ndaj Sassuolos së Bajramit, Torino-Verona ndajnë pikët në javën e shtatë

Monza rikthehet te suksesi pas katër javëve dhe këtë e bën në fitoren 0-1 ndaj “vrasëses së skuadrave të mëdha” Sassuolos, me “zigjelbërit” që pësojnë disfatë pas dy fitoreve.

Miqtë diktuan ritmin gjatë gjithë takimit, por pavarësisht tentativave pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0.

Lexoni edhe:

 

Goli i vetëm i këtij takimi u realizua nga Colombo në minutën e 66’, me 21-vjeçarin që i dha avantazhin dhe fitoren Monzës.

Colombo e gjeti edhe një herë tjetër rrugën drejt rrjetës, megjithatë goli që ai shënoi në minutën e 86’ u anulua për pozicion të parregullt pas verifikimit në VAR.

Pas javës së shtatë të Serie A, Sassuolo i Nedim Bajramit renditet në vend të 11-të me nënë pikë, teksa Monza ngjitet në vend të 12-të po me nëntë pikë.

Sassuolo-Monza (0-1)

Java e shtatë, Serie A.

66’-Goool! Colombo kalon mbrojtjen e Sassuolon, gjen golin dhe kalon Monzën në avantazh.

Torino-Verona ndajnë pikët në sfidën e javës së shtatë të Serie A.

Ritmin e kësaj ndeshje e diktuan vendasit, megjithatë nuk ia dolën që të gjejnë rrugën drejt rrjetës.

Sfida u mbyll me rezultatin 0-0, me Torinon që pas këtij raundi renditet në vend të dhjetë me nëntë pikë, teksa Verona renditet në vend të 15-të me tetë pikë.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....