Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

VIDEO/ “Mos u bëj servil”, batuta mes Edi Ramës dhe sportistëve elitarë

Kryeministri Edi Rama çeli siparin e Podcasteve me sportistët elitarë të cilët kanë marrë gradën kolonel. Të ftuarit e parë të kreut të qeverisë, në episodin “Krenari”, ishin sportistët Luiza Gega, Erkand Qerimaj, Alban Beqiri, Briken Calja. Por edhe xhudistet nga Kosova Nora Gjakova, Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi.

Rama e konsideroi lehtësim vendimin e qeverisë për t’u dhënë sportistëve elitarë mundësinë për të marrë grada honorifike nga kolonel, nënkolonel e deri tek major.

Ka qenë një nga barrat shumë të rënda të problemeve dhe sëkëlldive të harruara kjo e kampionëve që shkëlqejnë dhe më pas i përpin harresa. Dhe pasi lënë aktivitetin kthehen në njerëz të zakonshëm, e pasi zbresin nga maja e olimpit bien edhe në situata të papranueshme varfërie.

Lexo edhe:

Pensionin si kolonelë, nënkolonelë apo majorë në pension, për mua është lehtësim i madh pavarësisht se nuk kam qenë i niveleve që mund të krahasohem me ju”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Sportistët rrëfyen prapaskenat dhe sfidat e rrugëtimit të tyre drejt suksesit teksa nuk munguan edhe batuat me kreun e qeverisë.

Rama: Kë ke në mend që të nxit t’i biesh më fort?

Alban Beqiri: Nuk fokusohemi te dikush, mundohemi të jemi sa më të qetë. Nuk bëjmë neglizhime, mund të jesh shumë i mirë dhe kundërshtari më i dobët të gjen pikën. Duhet të jesh shumë vigjilent.

Rama: Mund të thoshe edhe që të kam mend ty. Rama ik, Rama ik?

Erkand Qerimaj: Ju falënderoj për këtë podcast, ishte shumë interesant.

Rama: Kolonel mos u bëj servil tani, hajde.

Sportistët elitarë u bënë thirrje të rinjve të mos largohen nga Shqipëria, por të qëndrojnë për të ndërtuar një vend më të mirë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...