Itali

VIDEO/ Mourinho i jep “guxim”, fansi i Romës i propozon të dashurës para syve të portugezit

Në klubin e Romës është krijuar një ambient shumë pozitiv teksa finalja e fituar për llogari të Conference League në Tiranë ndaj Feyenoord apo edhe nënshkrimi me Paulo Dybalën, mbush me optimizëm tifozët kryeqytetas që sigurisht besojnë së tepërmi në metodat e trajnerit Jose Mourinho.

Madje, së fundmi, tifozët janë bërë edhe më të guximshëm nën prezencën e teknikut nga Setubali pasi një prej tyre ka vendosur të ketë një kujtim të veçantë nga takimi me Special One. Kështu, pasi shtrëngoi duart me Mourinhon, tifozi vendosi t’i propozonte për martesë të dashurës pikërisht duke pasur Mourinhon si dëshmitar.

Përgjigja e vajzës ishte miratuese dhe në këtë formë çifti që simpatizon Romën do të ketë një kujtim të paharrueshëm nga takimi me Mourinhon. Videon e propozimit e ka ndarë në rrjetet sociale edhe vetë klubi i Romës.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency