Novak Djokovic mposht Jannik Sinner në finalen e më të mirëve në Torino, në “ATP Finals”, duke vazhduar të thyejë rekorde pas rekordesh.
Numri 1 i botës fitoi me rezultatin 0-2 ndaj italianit, ndërsa të dy setet u morën nga tenisti 36-vjeçar, me rezultatet 3-6, 3-6.
Lexo edhe:
- Formacioni i mundshëm, Shqipëria me gjashtë ndryshime ndaj Ishujve Faroe
- FOTO/ “E dua kombëtaren me gjithë zemër”, Broja: Qarkullojnë shumë të pavërteta
- Zyrtare/ Trajneri i Partizanit, presidenca merr vendimin përfundimtar
- Plas te Çekia, trajneri përjashton 3 futbollistë para finales me Moldavinë
Për një gjysmë set nuk pati asnjë ndeshje mes Djokovic dhe Sinner, me kampionin që u shfaq i pamëshirshëm në shërbimet e realizuara.
36-vjeçari u tregua shumë i ftohtë dhe i saktë në momente të vështira, duke bërë diferencën, ndonëse po shfaqte edhe pak shenja lodhjeje.
Pas këtij triumfi, Djokovic numëron shtatë fitore në “ATP Finals” në 2008, 2012, 2013, 2014, 2015, 2022, dhe i fundit 2023, duke mbajtur fort fronin e më të mirit, ndërsa lë pas Roger Federer me gjashtë fitore në këtë kompeticion.
Finalja e madhe mes Novak Djokovic dhe Jannik Sinner u transmetua për publikun shqiptar live dhe ekskluzivisht në SuperSport/Digitalb.
