Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Muçi fantastik dhe vendimtar me dy asiste, fiton derbin me Shehun

Ernest Muçi sërish protagonist me Legian e Varshavës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhuroi dy asistet e suksesit 1-2 përballë Widzew Lodz, ekipit të Julian Shehut.

Ish-sulmuesi i Tiranës dhe ish-mesfushori i Laçit e filluan takimin si titullarë me ekipet e tyre, ndërkohë që Legia kaloi në avantazh pas gjysmë ore lojë pas një aksioni fantastik.

 

Muçi uli bukur një top për suedezin Johansson, i cili tundi rrjetën me një goditje të zgjuar. 12 minuta më vonë erdhi edhe dyfishimi, me sulmuesin shqiptar që u shkëput bukur në krahun e djathtë.

21-vjeçari ktheu një top në zonën dhe aty përfitoi Kapustka, i cili kaloi Legian në avantazh të dyfishtë. Vendasit, të cilëve VAR-i u anuloi një gol në 79’, gjetën golin e nderit në minutën e dhjetë shtesë.

Kjo fitore e ka ngjitur Legian përkohësisht në vend të dytë të kampionatit polak me 10 pikë. Muçi numëron 2 gola dhe po kaq asiste, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit në pesë javët e para bashkë me Wszolek.

Sfida e dytë radhazi si titullar për Julian Shehun, i cili ia ka dalë të fitojë një fanellë titullari në mesfushën e Widzew Lodz, ekipit të rikthyer në Ekstraklasa.

 

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...