Arbnor Muçolli po bën shumë mirë në Suedi me Goteborgun. 24-vjeçari, i cili debutoi me kombëtaren e Shqipërisë në qershorin e vitit të kaluar, shënoi golin e radhës.
“Xholi” ofensiv ekzekutoi saktë një penallti pas një ore lojë (u fitua nga Astrit Selmani) duke i dhuruar fitoren 1-0 Goteborgut kundër Brommapojkarna.
Lexoni edhe:
- Telashe pa fund për Juventusin, Ronaldo nis çështjen ligjore kundër ish-klubit
- Ndryshon pronësia, Everton blihet nga fondi që zotëron Genoa, Hertha Berlin dhe shumë klube të tjerë
- Gol dhe asist tek Antwerpi, sulmuesi i Kombëtares në një moment të artë (video)
- VIDEO/ Më i miri i ndeshjes, Tuci i jep fitoren Lokomotivës së Zagrebit
Ky ishte rezultati i pestë radhazi pozitiv për Goteborgun dhe goli i pestë sezonal në kampionat për Muçollin.
I cili gjen rrugën e rrjetës prej tri përballjes radhazi. Ndërkohë që futbollisti shqiptar ka regjistruar edhe dy asiste.
https://twitter.com/i/status/1703052162303955333
Muçolli po performon shumë mirë në sezonin e parë në Allsvenskan, duke qenë një nga lojtarët më në formë tek ekipi historik suedez.
