VIDEO/ Muller nuk shënon me portën bosh! Mane gjen golin e parë në Bundesliga

Bayern Munchen po dominon Eintracht Frankfurt në takimin e parë të sezonit 2022/2023 në Bundesligën gjermane.
Bavarezët kryesojnë 0-3 falë golave të Joshua Kimmich (5’), Benjamin Pavard (10’) dhe Sadio Mane (29′), ndërkohë që Thomas Muller kishte një shans të artë në 23’.
Kundërsulm perfekt i Bayernit, Serge Gnabry u tregua altruist duke dhuruar një asist për Muller, i cili gjeti vetëm shtyllën me portën bosh!
Mundësi e shkëlqyer edhe për vendasit në minutën e 26’. Jesper Lindstrom lëvizi bukur mes mbrojtjes së Bayernit dhe doli i vetëm përballë Neuer, por goditi keq dhe e dërgoi topin jashtë.
LEXO EDHE: VIDEO/ Dy gola për 10 minuta, Bayerni i papërballueshëm në Gjermani
Kur gabon do pësosh, dhe kështu ndodhi. Sadio Mane realizoi me kokë në 29′ pas asistit të Joshua Kimmich. 0-3 për Bayernin!
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?
