Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Muriqi protagonist ndaj Real Madrid, Mallorca mposht kryeqytetasit

Vedat Muriqi ishte protagonist në fitoren e Mallorcas ndaj Real Madrid me rezultatin 1-0. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës nisi aksionin e golit të vetëm të sfidës teksa në minutën e 28-të të pjesës së parë, i “vodhi” kohën Nacho Fernandes, me këtë të fundit që devijoi gabimisht topin në portën e mbrojtur nga Lunin.

Duket se Los Blancos i sjellin fat Muriqit i cili i ndëshkoi edhe në ndeshjen e fazës së parë në Santiago Bernabeu. Ndërkohë, madrilenët tentuan në vijim të ndeshjes me çdo kusht për të arritur të paktën barazimin. Rasti më i mirë iu shfaq Marco Asensios i cili pati shansin të ekzekutonte një 11-metërsh në minutën e 59-të.

Por, sulmuesi gaboi teksa portieri Rajkovic ia doli ta hipnotizonte me topin që përfundoi në goditje këndi. Deri në fund, sulmet e kryeqytetasve nuk u ndalën, mirëpo Mallorca rezistoi dhe në fund dolën me pikët e plota duke u ngjitur në kuotën e 28 pikëve në vendin e 10-të të klasifikimit ndërsa nga ana tjetër, Reali mbetet në vendin e dytë me 45 pikë, por rrezikon të humbasë edhe më shumë terren me Barcelonën kryesuese.

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...