Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga 2

VIDEO/ Muslija ndëshkon ish-ekipin, Paderborn gëzon tifozët pas 6 muajsh

Florent Muslija u transferua në merkaton e janarit nga Hannover te Paderborn. Mesfushori ofensiv është përshtatur mirë tek ekipi i ri, teksa sot realizoi një nga golat e suksesit 3-0 ndaj Hannover.

Ishte minuta e 17-të kur 23-vjeçari, autor i 9 ndeshjeve me Kosovën, ndëshkoi ish-ekipin e tij me një gol shumë të bukur, duke u ngjitur në kuotën e gjashtë golave në Bundesliga 2.

Sigurisht që jam shumë i gëzuar për golin dhe fitoren. Ishim përgatitur mirë për këtë ndeshje, ua kishim borxh tifozëve fitoren në stadiumin tonë”, deklaroi Muslija pas ndeshjes.

Paderborn, që renditet në vend të shtatë, nuk fitonte një ndeshje kampionati në shtëpi prej 6 nëntorit të vitit të kaluar, kur triumfonin 2-1 ndaj Ingolstad.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...