Napoli e nis me hap kampioni, teksa në sfidën hapëse të Serisë A ia doli të triumfojë me rezultatin 1-3 me përmbysje në transfertën ndaj debutuesve të Frosinones.
Victor Osimhen konfirmohet sërish pika më e fortë e ‘kampionëve në fuqi të Italisë, pasi shënoi dy herë në portën e romanëve, teksa gjeti rrjetën edhe Politano, që riktheu barazimin e përkohshëm.
Frosinone e nisi vrullshëm dhe gjeti golin e avantazhit me Harroui, i cili shënoi me penallti edhe golin e parë të sezonit në Serinë A. Megjthatë Napoli i Rudi Garcias reagoi shpejt dhe barazoi në të 24-ën e mori avantazhin në të 42-tën, ndërsa për të vulosur suksesin, mendoi sërish Osimhen në të 79-ën.
Lexo edhe:
- Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta trajneri që promovoi Taren dhe Tottin
- “Skandal që kampionati nis me merkaton e hapur”, Sarri polemika: Kalendari nuk është rastësi!
- “E pamundur, na vjen keq”, pse Lloris nuk u transferua në Serie A
- Laçi zyrtarizon mbrojtësin e Shpresave, e transferon nga AEK-u i Athinës
Debutoi në Serinë A me fanellën e Frosinones edhe sulmuesi i shpresave të Shqipërisë, Marvin Çuni, që luajti titullar dhe u zëvendësua vetëm në minutën e 67’, por nuk arriti të lërë gjurmë.
Nisi sezonin me humbje edhe Empoli, që u mposht në shtëpi 0-1 nga Verona. Toskanët bënë një ndeshje mjaft të mirë, por u treguan të pasaktë në finalizim dhe u ndëshkuan nga një gol i Bonnazzolit, që shfrytëzoi gafën e portierit të Empolit.
Titullar në këtë takim mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ardjan Ismajli, që konfirmoi edhe njëherë se është pika më e fortë e prapavijës së toskanëve, ndërsa në pjesën e dytë debutoi edhe Stiven Shpendi, që tentoi disa herë të gjejë golin dhe tregoi cilësi mjaft të mira.
Frosinone – Napoli(1-3)
Serie A java e parë
79′ – Sërish Osimhen, shënon në portën e Frosinones dhe vulos suksesin e Napolit në javën e parë të Serisë A.
42′ – Gooool. Viktor Osimhen i jep avantazhin Napolit me një goditje perfekte nga brenda zonës…
24′ – Goool. Matteo Politano shënon me një goditje spektakolare nga distanca, duke rikthyer baraspeshën…
7’-Goool! Pasi fituan penallti, Harroui mori përsipër ekzekutimin dhe e dërgoi topin në fundin e rrjetës, duke kaluar Frosinonen në avantazh.
Formacionet zyrtare:
Empoli-Verona, ora 18:30 në SuperSport 5
Krahas Marvin Çunit, në Frosinone-Napoli, titullar do të luajë edhe mbrojtësi i Kombëtares Kuqezi, Ardjan Ismajli që do të udhëheqë repartin e prapavijës së Empolit, në sfidën ndaj Veronës.
Formacionet Zyrtare:
