Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Napoli ngec në shtëpi, Frosinone merr pikë në stadiumin “Diego Armando Maradona”

Napoli ngec në shtëpi.

Kampionët e Italisë nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 ndaj Frosinone-s në “Diego Armando Maradona”, në një takim ku skuadra e Calzona-s gaboi jo pak, ndërsa të besuarit e Di Francesco-s morën një pikë të çmuar në garën për mbijetesën.

Lexo edhe: 

Sfida nisi mirë për vendasit, me Napolin që kaloi në avantazh shumë shpejtë pas 16-të minutash lojë, me anë të Politano-s, me këtë të fundit që dërgoi në rrjetë pasimin e Di Lorenzo-s.

Në minutën e 28-të, Rrahmani gaboi në ndërhyrje, me mbrojtësin që shkaktoi penallti për Frosinone-n, me 30-vjeçarin që u ndëshkua me karton të verdhë. Gjithsesi, Soule gaboi nga pika e bardhë duke shpërdoruar kështu një mundësi të artë.

Pjesa e parë u mbyll 1-0, teksa fraksioni i dytë nisi sërish me pasiguri dhe gabime në prapavijën e Napoli-t, këtë herë me portierin Meret që gaboi dhe i dhuroi golin e barazimit kundërshtarit, me Cheddira që shfrytëzoi gjithçka dhe realizoi në minutën e 50-të.

Moment që vendosi në lëvizje skuadrën e Calzona-s, me Napolin që u rikthye në avantazh në minutën e 63-të me anë të sulmuesit Victor Osimhen.

Por, dhjetë minuta më pas, Cheddira bëri sërish heroin për miqtë, me sulmuesin që barazoi përsëri, duke shfrytëzuar pasimin e Zortea-s.

Minutat pasuese dhuruan momente për të dyja skuadrat, teksa Frosinone i shkoi pranë golit të dytë me Seck në minutën e 83-të dhe në kohën shtesë, Napoli provoi gjithçka për golin e fitores, por nuk ia doli.

Pas këtij barazimi, Napoli tani koleksionon 49-të pikë në vendin e tetë, teksa Frosinone merr një pikë me shumë vlera sepse ngjitet momentalisht në vendin e 17-të me 27-të pikë.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...