Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Ndalet nga traversa dhe i “hakërrehet” stolit të tij, CR7 “bllokohet” në Arabi

Al-Nassr dhe Cristiano Ronaldo vuajnë zhgënjimin e radhës, këtë herë në “King Cup of Champions”. Skuadra e luzitanit u eliminua në gjysmëfinale nga Al-Wehda pasi u mposht me shifrat 0-1 teksa mbrëmja rezultoi e vështirë për CR7. 38-vjeçari ishte autor i disa rasteve të humbura nga fare pranë portës kundërshtare ndërsa në një prej tyre ishte edhe i pafat pasi u ndal nga traversa.

Lexo edhe:

Ndërkohë, në fundin ndeshjes kur skuadrat po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, Ronaldo nuk i mbajti nervat ndaj stafit të tij. Portugezi u kthye nga stoli i tij dhe kërkoi llogari, me siguri për ndonjë plan që nuk shkoi sipas parashikimeve.

Kujtojmë se Ronaldo nuk po kalon një periudhë të qetë në Arabi duke qenë se nuk gjen rrugën e rrjetës prej tre ndeshjesh, ndërsa nga ana tjetër është edhe në qendër të kritikave për gjest të shëmtuar ndaj tifozëve në sfidën e fundit të kampionatit ndaj Al-Hilal.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...