Roma ia doli të sigurojë një kualifikim mjaft të bukur në ndeshjen e fundit në grupet e Europa League, pasi mposhti me përmbysje 3-1 bullgarët e Ludogorets.
Por kur gjithçka ishte vendosur, mbrojtësi nga Benini, Olivier Verdon humbi toruan dhe pasi rrëzoi Zalevskin, nuk ngurroi t’i vendosë takën në fyt, duke e rrezikuar jo pak.
Në momentin e parë arbitri nuk e vuri re episodin, por nuk mund t’i shpëtonte VAR-it, teksa pasi rishikoi gjithçka, gjyqtari malazez vendosi të ndëshkojë menjëherë me karton të kuq mbrojtësin e Ludogorets.
Gjithsesi përtej ndëshkimit, vlen të theksohet se ishte një gjest mjaft i rëndë, që mund të ketë pasoja më të mëdha për Verdon, pasi vështirë se organet e UEFA-s do ta kalojnë lehtë atë këmbë në fyt.
