Futbolli në Amerikë vijon të luhet me një pasion dhe inat ndryshe nga vendet e tjera. Duelet e ashpra dhe ndërhyrjet e frikshme nuk mungojnë asnjëherë, teksa një rast i rrallë ka ndodhur në Honduras.
Lexoni edhe:
- Triumfi në derbi/ Vazhdon festa te Inter, Inzaghi u jep lojtarëve një ditë pushim
- FSHF organizon turneun ‘UEFA Development U-15’ për vajza, Shqipëria përballet me Ishujt Faroe, Maltën e Luksemburgun
- Ten Hag nuk e konsideron, Barcelona “hidhet” në sulm për lojtarin e United
- Cagliari-Udinese mbyllet pa fitues, skuadrat ende nuk kanë provuar “shijen” e fitores këtë sezon
Derbi i zjarrtë Marathon-Olimpia përfundoi 0-1, me vendasit që e mbyllën sfidën me dhjetë lojtarë. Pas daljes me të kuq të qendërmbrojtësit Andre Orellana në minutat e fundit.
21-vjeçari, i zemëruar për humbjen në klasiken e Hondurasit, kreu një ndërhyrje me qëllim, duke rrëzuar në tokë dy lojtarë kundërshtarë, siç dallohet në video.
Dy futbollistët e kampionëve të Olimpias përfunduan të dëmtuar, teksa kryesori i tregoi menjëherë të kuqin Orellanas. I cili pritet të marrë edhe një masë disiplinore për veprimin e tij.
