Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

VIDEO/ Ndërhyrje për “karton të kuq”, mbrojtësi i Romës dëmton rëndë shokun e skuadrës

Roma u mposht në shtëpi nga spanjollët e Betis, teksa krahas ndeshjes, verdhekuqtë do të humbin për disa kavë edhe shërbimet e mbrojtësit turk Zeki Çelik, i cili u dëmtua që në minutën e katërt.

Ishte shoku i tij i skuadrës, Mancini, që në tentativë për të larguar një top, e shkeli rëndë në kavilje dhe kaq mjaftoi që Çelik të kërkojë ndihmën mjekësore e më pas të zëvendësohej, pasi nuk mund të qëndronte më në fushë.

Trajneri Mourinho u shfaq pesimist pas ndeshjes, duke paralajmëruar një dëmtim të rëndë të turkut, ndonëse vetëm gjatë të premtes do të kryhen vizitat e specializuara për të përcaktuar kohën e rikuperimit.

“Duhet të jemi optimistë, por në rastin e Zeki Çelik ndjesitë nuk janë aspak pozitive. Mjekët i druhen një dëmtimi që mund të kërkojë shumë kohë për rikuperimin, por vetëm në ditët e ardhshme do të mësojmë më shumë”, u shpreh Mourinho.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...