Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

VIDEO/ Ndeshja e fundit në shtëpi, Insigne u jep lamtumirën tifozëve në “Diego Armando Maradona” pas 12 vitesh me Napolin

Lorenzo Insigne ka luajtur sot ndeshjen e lamtumirës në stadiumin e Napolit “Diego Armando Maradona”, me tifozët që ndodheshin aty për ta falenderuar kapitenin e tyre, në përballjen e fundit në shtëpi, atë ndaj Genoas, pasi kampionatit italian i ka mbetur edhe një raund dhe takimin e fundit skuadra e trajnerit Spalleti do e luajë në transfertë ndaj Spezias.

Ndërsa protagonist për rezultatin ishin Victor Osimhen, i cili zhbllokoi ndeshjen në minutën e 32-të, duke shënuar pas një asisti nga Di Lorenzo, ky i fundit që dyfishoi rezultatin për Napolin në minutën e 64’, ndërsa Lobotka vulosi rezultatin 3-0 në minutën e 81’, megjithatë vëmendjen kryesore gjatë gjithë ndeshjes e pati Insigne.

Para se Di Lorenzo të shënonte golin e dytë për ekipin e tij, në minutën e 64’ Insigne humbi një goditje nga pika e bardhë e penalltisë, duke mos e mbyllur siç do të donte eksperiencën në shtëpinë e Napolit.

30-vjeçari do të ndahet kështu nga Napoli në fund të muajit qershor, ndërsa kaloi plot 12 vite të karrierës së tij te ky klub, të cilit i dhuroi pafund. Vetëm gjatë këtij sezoni sulmuesi ka luajtur 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe në to ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 10 asiste.

Lorenzo Insigne do të bashkohet në korrik me skuadrën e Torontos në kampionatin amerikan të futbollit, MLS. Sulmuesi ka nënshkruar për pesë vite me Toronton ndërsa do të paguhet 11.5 milionë euro neto në sezon plus 4.5 milionë në formë bonusesh, të lidhura me statistikat individuale (golat dhe paraqitjet).

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...