Lionel Messi ia kishte dalë të shënonte në shtatë takimet e para me fanellën e Inter Miami, por ecurisë së tij i erdhi fundi në gjysmëfinalen e US Open Cup ndaj Cincinnatit, ndeshje e cila përfundoi 3-3 në kohë të rregullt dhe iu desh goditja e penalltive për të gjetur fituesin.
Megjithatë, argjentinasi edhe pa shënuar gol e gjeti mënyrën për t’u bërë protagonist dhe për të ndihmuar ekipin e tij drejt një tjetër suksesi. Sfida rezultoi mjaft e ndërlikuar për Inter Miamin që e gjeti veten në disavatazhin e dy golave.
Lexo edhe:
- “Kush nuk vrapon të largohet tani”, Tevez prezantohet te Independente: Kam vënë emrin tim në lojë!
- VIDEO/ CR7 nuk i mban nervat, i ulëret në fytyrë arbitrit dhe shtyn tifozin
- Bayern identifikon pasuesin e Sommer, akord pesëvjeçar me një izraelit
- Kartoni në ndeshjen hapëse të Premier League e fut në telashe, Paqueta në hetim për baste
Gjithsesi, Messi dhuroi dy asistë të shkëlqyer për të barazuar ndeshjen dhe për ta dërguar atë në shtesë. Në kohën shtesë të dyja skuadrat shënuan nga një tjetër gol dhe me rezultatin përfundimtar 3-3, u desh ndihma e 11-metërshave.
Lionel Messi mori përsipër të parën dhe nuk gaboi ashtu siç nuk gaboi asnjë prej shokëve të tij dhe skuadra e “pleshtit” kaloi për në finalen e US Open Cup, aty ku më datë 27 shtator do të sfidojë Houston Dynamo. Messi në këtë formë do të ketë mundësinë e një fitimit të një tjetër trofeu me Inter Miamin teksa para disa ditëve, 36-vjeçari festoi triumfin në Kupën e Ligës.
