Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Video/ “Ndizet” Stambolli, të gjithë në aeroport për Falcaon

Tashmë në moshën 33-vjeçare, sulmuesi i njohur kolumbian Radamel Falcao vendosi të lërë Monacon për t’u transferuar në kampionatin turk te kampionët e Galatasarayt.

Falcao mbërriti mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Stambollit, ku atmosfera ishte e jashtëzakonshme dhe mbi 25 mijë tifozë të Galatasarayt kishin dalë për ta pritur, ndërsa kolumbiani nuk ngurroi t’i bashkohej festës së tyre.

Të mahnitur nga mikpritja turke kanë mbetur edhe familjarët e sulmuesit, të cilët duket se janë dashuruar menjëherë me qytetin e ri ku do të jetojnë dy sezonet e ardhshme.

Radamel Falcao është një sulmues me karrierë dhe eksperiencë të madhe në nivele të larta të futbollit pasi ka veshura fanellat e Portos, Atleticos së Madridit, Monacos, Manchester Unitedit dhe Chelseat.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...