Emannuele Ndoj është njeriu i momentit te Brescia. Mesfushori shqiptar shënoi një tjetër gol spektakolar për “dallëndyshet”, duke i hapur udhë fitores në ndeshjen e parë të kampionatit në Serinë B.
Pas një ndeshjeje spektakolare ndaj Pisës në Kupën e Italisë, ku shënoi një gol, goditi një traversë dhe një shtyllë, Ndoj u konfirmua në formacion edhe në sfidën e parë të kampionatit, ndaj Sudtirolit.
Edhe këtë herë Ndoj nuk zhgënjeu, pasi shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke zhbllokuar sfidën, ndërsa Brescia e trajnerit Pep Clotet fitoi me rezultatin 2-0.
Ndoj nuk grumbullohet nga Kombëtarja Shqiptare që prej 2019-ës, pasi ka pasur probleme fizike, megjithatë forma fantastike që po kalon, vështirë se nuk po monitorohet nga trajneri Edi Reja.
