Lazio ndal serinë e fitoreve radhazi në Serinë A në transfertën e Bolognas, nga ku doli pa pikë. Skuadra kryeqytetase, me Hysajn në stolin e rezervave, u mposht 1-0 në “Dall’Ara”, duke regjistruar disfatën e pestë sezonale në kampionat.
Golin e vetëm të kësaj sfidë e realizoi Ferguson sapo nisi pjesa e dytë, fale një kombinimi perfekt mes lojtarëve vendës.
Lexo edhe:
- Air Albania në kapacitet maksimal, biletat mbarojnë për pak orë
- Stuhia Ciara godet Shqipërinë, FSHF shtyn disa ndeshje të fundjavës
- “Faleminderit Spalletti, por ndihem argjentinas”, talenti i Serie A refuzon Italinë
- Ndryshon organizimi i “Topit të Artë”, ndërhyn edhe UEFA! Shtohen dy çmime të reja
Të paktën në dy raste futbollistët e Lazios kërkuan me forcë 11-metërsh, por në të dyja rastet, si me Pedron (43’), ashtu edhe me Castellanon (51’), kryesori vijoi lojën.
Falë këtij suksesi, Bologna ngjitet disa vende në renditje, duke parakaluar edhe Lazion.
