Conference League

VIDEO/ Në Roterdam nuk e përjetojmë mirë rezultatin e Tiranës, trazira dhe përleshje me policinë

Feyenoord doli i mposhtur pas 90 minutave në stadiumin Air Albania, teksa holandezët humbën me rezultatin 1-0 ndaj Romës pas një goli të shënuar nga Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të. Një finale që dhemb për Feyenoord teksa tifozët holandezë ishin përgatitur për të fituar, ndërsa në Roterdam nuk e kanë përjetuar aspak mirë rezultatin që ka prodhuar fusha në Tiranë.

Nga pamjet që raportojnë mediat holandeze, tifozët kanë krijuar trazira duke thyer me gurë vitrinat e dyqaneve teksa policia ka zbritur në terren dhe është detyruar të përdori edhe forcën për të rivendosur rendin.

Nga ana tjetër, e rëndësishme është se në Tiranë situatë me tifozët holandezë është e qetë dhe nuk ka pasur përplasje pas mbylljes së ndeshjes dhe mesa duket masat e forcave të rendit kanë funksionuar më së miri.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency