Tirana ka zgjedhur Lori Caffe, prodhuesi më i madh, me produkte të shumëllojshme të kafesë më cilësore në vend,, si partner për sezonin 2022/2023.
Në një video të postuar në faqen zyrtare të klubit, rekordmenët e futbollit shqiptar kanë njoftuar marrëveshjen me partnerin e ri.
“Ne zgjedhim Lori Caffe”, lexohet në shkrimin mbi videon e kampionëve në fuqi të Shqipërisë.
Sezoni i ri në Abissnet Superiore fillon më 20 gusht dhe skuadra e Orges Shehit do luajë takimin e parë në Kukës.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?
