Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Nga 0-3 në 4-3! Fitore e çmendur, Cagliari i Ranierit shijon tri pikët e para

Cagliari nuk kishte arritur ende fitoren e parë sezonale pas rikthimit në Serie A. Skuadra e Claudio Ranierit u përball sot me Frosinonen në Sardenjë, sfidë që po e humbiste 0-3 deri në minutën e 72’.

 

Në fund 4-3 falë një përmbysjeje të jashtëzakonshme dhe plotësisht të çmendur. Dygolëshi i Soule i dhuroi Frosinones avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë. Mes tyre një penallti e humbur nga Mancosu për vendasit.

 

Brescianini dërgoi rezultatin në 0-3 sapo nisi fraksioni i dytë. Hidhërim i madh në stadium, por mrekullia do të ndodhte me katër gola të realizuar për 24 minuta.

Lexo edhe: 

Oristanio dhe Makoumbou shënuan brenda katër minutave duke dërguar rezultatin në 2-3. Frosinone realizoi dy herë të tjera, por golat u anuluan për pozicione të parregullta.

 

Në shtesë Pavoletti “show”. Kapiteni, i cili me golin e tij riktheu Cagliarin në Serie A, realizoi dy gola, duke i dhuruar skuadrës, trajnerit Ranieri dhe tifozëve sardë një të diel që do e kujtojnë gjatë.

Me shpresën dhe besimin që kjo nuk do të jetë fitorja e vetme, pasi për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit italian nevojiten të tjera suksese. Marvin Çuni e nisi si titullar për miqtë. Sulmuesi i kombëtares kuqezi u zëvendësua në minutën e 55′.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri...