Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

VIDEO/ Nga portier i tretë, në siguri për Tiranën, Kozi hero i bardhebluve në derbi

VIDEO/ Nga portier i tretë, në siguri për Tiranën, Kozi hero i bardhebluve në derbi
VIDEO/ Nga portier i tretë, në siguri për Tiranën, Kozi hero i bardhebluve në derbi

Në fillim të sezonit ishte thjesht një i ri që do të duhej të bënte portierin e tretë dhe as ai vetë nuk e kishte imagjinuar se do të shndërrohej jo vetëm në portierin titullar, por edhe në një protagonist te bardheblutë.

Dëmtimi i portierit titullar Gentian Selmani dhe më pas i Abdullahut, bënë që Kozi të vishte dorezat dhe të zbriste në fushë, teksa menjëherë tregoi se përtej mungesës së eksperiencës, ka shumë talent dhe siguri.

Aq e shpejtë ka qenë rritja, sa edhe me rikthimin e Abdullahut, portieri i titullar i Tiranës mbeti Kozi, i cili tashmë krahas cilësive të padiskutueshme, ka fituar edhe eksperiencën e nevojshme për t’u shndërruar në një nga pikat më të forta të bardhebluve.

Lexo edhe:

E tregoi këtë edhe në derbin ndaj Dinamos këtë të diel, të cilin bardheblutë e fituan 3-2 edhe falë Kozit. Gardiani që në shkurt festoi ditëlindjen e 21-të bëri disa pritje spektakolare, duke u mohuar golat dinamovitëve dhe duke u dhënë mundësinë të tijve të marrin një 3-pikësh mjaft të rëndësishëm në garën për një vend në zonën Play Off.

Tashmë Leon Kozi nuk është më një i ri i talentuar, por një portier i fituar për Tiranën dhe në të ardhmen, pse jo edhe për Kombëtaren Shqiptare.

Pritjet më të mira të Kozit në derbin ndaj Dinamos…

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...