BKT Superliga

VIDEO/ Nga stadiumi në shesh, Suhareka në festë për titullin e parë kampion

Ballkani ngriti titullin kampion menjëherë pas ndeshje së fundit, të fituar 2-0 ndaj Gjilanit në shtëpi, në një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga tifozeria e klubit që shkruan emrin në librin e artë të fituesve.

E gjithë Suhareka në festë gjatë ditës së sotme, teksa menjëherë pas ceremonisë së dorëzimit të titullit, filloi zhvendosja drejt qendrës së qytetit, ku është organizuar një koncert festiv që do të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes.

I dërguari i SuperSport në Suharekë, Jurgen Zela sjell pamje nga qyteti i Suharekës, me tifozë të shumtë që kanë nisur grumbullimin në shesh, për të festuar bashkë me skuadrën titullin e parë kampion në histori.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency