Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Ngjarje e përsëritur, Lockyer pëson atakun e dytë kardiak brenda 2023-shit në fushën e lojës

Kapiteni i Luton, Tom Lockyer, pësoi atak kardiak pak minuta më parë, gjatë ndeshjes në transfertë ndaj Bournemouth, duke tronditur gjithë të pranishmit në “Vitality Stadium”, me sfidën që u ndërpre në minutën e 66’.

29-veçari u shpëtua falë ndërhyrjes së menjëhershme të stafeve mjekësore me defibrilator, teksa u nxor me barelë maskë oksigjeni nga fusha e lojës.
Lexo edhe:

Megjithatë ky nuk është rasti i parë që Lockyer ka pësuar një arrest kardiak në fushë.

Më 27 maj 2023, Lockyer pësoi arrest kardiak në minutën e 12-të të ndeshjes ndaj Coventry në Championship, ndërsa edhe nga ajo sfidë jeta e mbrojtësit u shpëtua pas ndërhyrjes së stafeve mjekësore.

Kapiteni i Luton iu nënshtrua një operacioni në zemër, ndërsa u rikthye pas disa muajsh në fushën e blertë sërish.

Megjithatë këtë të shtunë Tom Lockyer pësoi një tjetër atak kardiak dhe humbi ndjenjat në fushën e lojës, në sfidën me Bournemouth, ndërsa ende nuk dihet gjendja e lojtarit,.

Sfida Bournemouth-Luton, ndërkohë është pezulluar për t’u luajtur për një moment tjetër.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri...