Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Nis beteja e tifozëve, dy fansa të Feyenoord urinojnë në autobusin e Romës

Roma dhe Feyenoordi do të përballen mbrëmjen e 25 majit në “Air Albania” për të diskutuar trofeun e parë të Conference League, teksa një betejë më vete pritet të jetë edhe ajo mes dy tifozerive.

Ultrasit e të dy skuadrave kanë paralajmëruar përplasje me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në tiranë, teksa mbrëmjen e djeshme kanë qenë tifozët e Feyenoordit që kanë nisur betejën.

Dy prej tyre u afruan në hotelin ku do të vendoset klubi i Romës dhe përfituan nga rasti për të urinuar pranë autobusit të verdhekuqve, që mbërriti dy ditë më parë në Tiranë, për të shoqëruar skuadrën gjatë qëndrimit këtu.

Gjithsesi sot dhe nesër pritet që numri i tifozëve italianë e holandezë të shtohet ndjeshëm, teksa ekspertë të sigurisë kanë paralajmëruar se mund të ketë shpesh përleshje masive mes tyre, në rrugët e Tiranës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...