Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Nis sezoni në Premier League, Arsenali nuk gabon në start

Një gol dhe një autogol në ndeshjen e parë të sezonit 2022/2023 në Premier League. Crystal Palace-Arsenal përfundoi 0-2 për ekipin e Mikel Artetës, që siguroi tre pikët e para në kampionat.

Sfida u zhbllokua nga Gabriel Martinelli, i cili kishte një shans të artë që në minutën e katërt për të kaluar në avantazh ekipin londinez.

Gjithsesi, sulmuesi brazilian shfrytëzoi një krosim të ukrainasit Zinchenko dhe shënoi me kokë (20’), duke u bërë futbollisti i parë që shënon në sezonin e ri në ishull.

Kartoni i parë i verdhë për 2022/2023 shkon për Granit Xhakën, i cili simuloi në 44’, por kryesori nuk u mashtrua dhe i tregoi të verdhin.

 

Ekipi i Patrick Vieira tentoi barazimin e ndeshjes dhe iu afrua golit në disa raste, si në minutën e 42’, kur portieri Ramsdale bllokoi gjuajtjen me kokë të francezit Odsonne Edouard.

Eberechi Eze iu afrua barazimit në minutën e 52’, por Ramsdale ishte sërish në gatishmëri. Arsenali ruajti qetësinë dhe realizoi golin e dytë pesë minuta përpara fundit. Më saktë një autogol!

 

Bukayo Saka lëvizi bukur në krahun e djathtë dhe hodhi një top në zonën kundërshtare, i cili u devijua në portën e tij nga Marc Guehi. Përfundimisht 0-2 për Arsenalin, që javën e ardhshme pret Leicester City.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...