Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

VIDEO/ Një nga finalet më të bukura, Eklent Kaçi shpallet nënkampion bote

VIDEO/ Një nga finalet më të bukura, Eklent Kaçi shpallet nënkampion bote

Eklent Kaçi është shpallur nënkampion në kampionatin botëror në disiplinën e 9 gurëve në Jeddah, të Arabisë Saudite, event që u zhvillua nga data 3 deri në 8 qershor.  Bilardisti shqiptar, Kampion Bote i 2023-shit, u mposht në finale nga amerikani Fedor Gorst, me rezultatin e ngushte 15-14.

Ndeshja filloi me Gorst që siguroi shpejt epërsinë 3-0, duk e çuar rezultatin 8-4. Kaçi më pas bëri një rikthim të shpejtë, duke fituar dy sete radhazi. Megjithatë, një gabim i tij në setin e 15, e çoi rezultatin në 9-6. Intensiteti i ndeshjes u rrit, duke arritur në setin e 19.

Kaçi emocionoi audiencën me atë që u quajt goditja e turneut – një goditje me 2 sponde në një kombinim 2-9 duke barazuar rezultatin në 13-13. Bilardisti kuqezi e ruajti vrullin e tij, duke arritur të fitojë edhe një set tjetër. Megjithatë, një “dry break” në setin e fundit i dha Gorst mundësinë që i nevojitej për të barazuar rezultatin.

Lexo edhe:

Seti i fundit ishte një shkëmbim gozhdues i goditjeve mbrojtëse midis dy finalistëve. Një goditje aksidentale e Kaçit ia prishi shpresat për t’u bërë edhe një herë tjetër kampion bote.

Kampionati Botëror 2024 WPA me 9 Topa ishte një dëshmi e nivelit të lartë të konkurrencës dhe aftësisë sportive në Bilardo në nivelin profesionist. Kjo finale, do te mbahet mend si finalja më emocionuese dhe më të luftuara në historinë e këtij sportit.

Eklent Kaçi edhe një herë tjetër beri krenare të gjithë shqiptarët, duke ngritur përsëri flamurin shqiptar në arenën botëror.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...