Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Një shqiptar “fik” Dritën, skuadra nga Kosova mbyll aventurën europiane

Aventurës së Dritës në Europë i ka ardhur fundit teksa skuadra gjilanase është mposhtur me rezultatin 0-1 në shtëpi ndaj Antwerp. Edhe pse shanset për kualifikim të skuadrës nga Kosova ishin të mira pas barazimit 0-0 në transfertë, në fund vendasit nuk mundën t’i bënin ballë belgëve duke pësuar në pjesën e dytë.

Goli vendimtar i sfidës erdhi në minutën e 53-të teksa ishte pikërisht një shqiptar që ndëshkoi Dritën. Fjala është për Laurit Krasniqin, mbrojtësin 21-vjeçar të Antwerp që është me origjinë nga Ferizaj.

Goli i Krasniqit qëndroi në fuqi deri në minutë të 98-të, kur miqtë në kundërsulm shënuan edhe golin e dytë që vulosi eliminimin e vendasve. Në këtë formë Drita largohet në turin e dytë të Conference League teksa më parë ia kishin dalë me sukses në raundin e parë nga Inter Turku.

 

Drita-Antwerp, ora 20:00, SuperSport 1, Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...