Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ “Njeri jam edhe unë”, lojtari i Galatasaray kërkon ndjesë pas zemërimit të trajnerit

Galatasaray fitoi 2-1 derbin ndaj Istanbulsporit dhe u ngjit në krye të renditjes në Turqi, duke përfituar edhe nga humbja e Fenerbahces. Trajneri Okan Buruk zëvendësoi Lucas Torreira në minutat e fundit, por ky i fundit e mori me qetësi.

Arbitri e cilësoi veprimin e mesfushorit uruguaian si të qëllimshëm për të vonuar lojën dhe e ndëshkoi me të verdhë, karton që solli pezullimin e Torreiras për takimin e ardhshëm dhe zemërimin e trajnerit.

Ky i fundit i kërkoi llogari lojtarit për kartonin e panevojshëm, ndërsa 26-vjeçari u justifikua me duar nga arbitri. “Arsyeja pse u zemërova është se ai mori një karton të lehtë dhe naiv.

 

A do të vijë me ne kundër Sivasspor? Jo, Torreira do të qëndrojë këtu për t’u stërvitur”, u shpreh Buruk, ndërkohë që “luftëtari” latin kërkoi ndjesë për veprimin e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Wow, janë Krishtlindjet! Jemi të parët në renditje, por Santa Claus më dhuroi një karton të verdhë idiot. U kërkoj falje tifozëve, njeri jam edhe unë. Ju dua të gjithëve”.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...