Norvegjia nuk ia del pa Haaland. Kombëtarja skandinave nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Gjeorgji dhe tani numëron vetëm një pikë në grupin A.
Alexander Sorloth kaloi në avantazh Norvegjinë në pjesën e parë. Sulmuesi i Sociedad zhbllokoi takimin me një goditje të bukur (15’).
Lexo edhe:
- VIDEO/ Vendos goli i Swiderskit, Sylvinho debuton me humbje te Shqipëria
- Qershori, muaji i rëndësishëm i kombëtares
- Gjasula: Ishim pa fat, jam shumë optimist për të ardhmen
- VIDEO/ Lojtarët e Perusë përleshen me policinë spanjolle, arrestohet portieri i kombëtares!
Vendasit barazuan pas një ore lojë. Georges Mikautadze la pas mbrojtësit kundërshtarë dhe dërgoi topin në rrjetë.
Miqtë tentuan fitoren, por Sorloth (72’) dhe kapiteni Martin Odegaard (76’) humbën shanse të pastra pas golit të gjeorgjianëve.
