Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Nottinghami zgjohet vonë, Nketiah e Saka i dhurojnë fitoren e parë Arsenalit

Arsenali e nis fitore sezonin e ri në Premier League, teksa iu impoua 2-1 Nottingham Forestit në “Emirates”. Një fitore e ngushtë, që nuk reflekton dominimin në lojë dhe rastet e shumta që krijuan “topçinjtë”.

Skuadra e Artetës e pa veten në epërsi të dyfishtë pa pasi kishte kaluar gjysmë ore lojë falë golave të Nketiah dhe Sakah, njëri më i bukur se tjetri.

U dha përshtypja se “topçinjtë” do të shënonin gola të tjerë për një fitore me të thellë, por ndodh krejt e kundërta.

Në minutën e 82-të miqtë i kapën në befasi vendësit falë një kundërsulmi vrastar, por më pas nuk pati më ndryshim rezultati.

Arsenali mori tri pikët e para, por përtej volumit të lojës dhe rasteve të shumta të krijuara tregoi mangësi në finalizim, duke shpërdoruar mundësi të shumta për të mbyllur ndeshjen më herët.

Lexo edhe:

Golat:

Epërsi e dyfishtë e Arsenalit ndaj Nottingham Forest brenda 32 minutave lojë.

Në të 26-tën, Nketiah realizon me një goditje të saktë brenda zonës, pas një asisti perfekt të Martinellit.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, talenti i “topçinjve”, Saka, dhuron spektakël me një goditje të kalibruar nga jashtë zonës, me topin që nuk mund të kontrollohet nga portieri i Forest, 2-0.

Miqtë rihapën ndeshje tetë minuta para fundit të kohës së rregullt me Awoniyi, që përmbylli me gol një kundërsulm të shpejtë të nisur  që nga zona e tyre.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...