Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Nuk ka fitues në Rrogozhinë, Kukësi dhe Tirana ndahen në “paqe”

Nuk ka prodhuar fitues sfida e luajtur në Rrogozhinë mes Kukësit dhe Tiranës në kuadër të javës së 27-të të Abissnet Superiore. Sfida u mbyll me rezultatin 0-0, teksa të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre edhe pse me pikatore, por nuk ia dolën t’I shfrytëzonin ato.

Sa i takon pjesës së parë, ajo nisi me një tentativë të Ardit Tolit me kokë në minutën e gjashtë. Megjithatë, goditja shkoi jashtë dhe nuk vuri në provë të riun e portës Çollaku. Ndërkaq, pas katër minutave, verilindorët u kundërpërgjigjen me një goditje dënimi të Gj. Taipit, por mesfushori nuk rezultoi i saktë në provën e tij. Megjithatë, kapiteni tentoi sërish të rrezikonte portën e Bekajt disa minuta më vonë, teksa pas një kombinimi me Ndrecën goditi nga brenda zonës por pa saktësinë e duhur.

Në minutën e 36, pati “frikë” në fushë pas një përplasje të fortë mes Najdovskit dhe Puntus, ku sulmuesit të Kukësit iu desh të fashonte kokën. Në fraksionin e dytë, Tirana provoi e para me anë të Ismajlgecit por goditja e anësorit të majtë u kontrollua nga ana e Çollarit. Ndërkohë, rastin më të mirë e pati Kukësi, ku sërish protagonist ishte Gj. Taipi, i cili në këtë rast u ndal nga Bekaj dhe shtylla.

Në vazhdimin e pjesës së dytë, një mundësi e mirë u shfaq për Seferin, por sulmuesi i Tiranës u ndal nga portiere Çollaku, ndërsa Hoxhallari më pas u ndal në pozicion të parregullt. Në fund, nuk pati më kohë për ndryshim të rezultatit me të dyja skuadrat që iu kënaqën nga një pike, teksa pas kësaj sfide Tirana mbetet e qetë në krye të klasifikimit me 60 pikë, 14 më shumë se ndjekësit më të afërt, Laçi. Nga ana tjetër, Kukësi renditet në vendin e tretë me 44 pikë.

Kronika e ndeshjes:

90+4′ Përfundon ndeshja në Rrogozhinë, Kukësi dhe Tirana nuk prodhon fitues. Ndeshja mbyllet me rezultatin 0-0

77′ Taulant Seferi ndalet nga portieri Çollaku, më pas radhën e ka Hoxhallari por aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion të parregullt

65′ Gj. Taipi shumë pranë golit të avantazhit. Mesfushori i gjendur brenda zonës së Tiranës godet, por topi devijohet nga Bekaj dhe përfundon në tranversë

54′ Ismajlgeci provon me një goditje nga një kënd i vështirë, por Çollari pret në pozicion

40′ Ndreca provon nga një pozicion i prirët, anësori nuk gjen kuadratin e Bekajt

36′ Përplasje e fortë mes Puntus dhe Najdovskit me dy futbollistët që mbeten të dëmtuar. E pëson më keq sulmuesi i Kukësit që fashohet në kokë, ndërsa Najdovski ndëshkohet me karton të verdhë

29′ Mundësi e mirë për Kukësin, kombinimi Ndreca-Gj. Taipi sjell goditjen e këtij të fundit me goditjen e mesfushorit që kërcënon portën e Bekajt

10′ Kundërpërgjigjet Kukësi me anë të Gj. Taipit, mesfushori provon të surprizojë Bekajn nga një kënd i vështirë, por nuk gjen kuadratin e bardhebluve

6′ Tirana jep shkëndijen e parë të sfidës, Toli godet me kokë pas harkimit të Tosevskit por nuk gjen kuadratin e Çollarit

1′ Nis sfida në Rrogozhinë, Kukësi sfidon kryesuesit e Tiranës

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Çollari, Gligorov, Bytyçi, Pëllumbi, Lulaj, Ndreca, Gj. Taipi, Sh. Taipi, De Lucas, Bahtiri, Puntus
Trajner: Diego Longo

Tirana: Bekaj, Najdovski, Behiratche, Hoxhallari, Tosevski, Totre, Limaj, Toli, Ismajlgeci, Seferi, Devid
Trajner: Orges Shehi

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...