Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Nuk ka fitues në Spanjë-Gjermani, grupi E mbetet me llogari të hapura

Dy gola të shënuar nga dy sulmues të ardhur nga stoli, kanë vendosur ndeshjen Spanjë-Gjermani, që u mbyll në barazim 1-1, duke lënë tërësisht të hapura llogaritë për kualifikim në grupin E në Botërorit.

Kërkohej një shkëndijë nga Gjermania, që për disa minuta e pa veten në disavantazh dhe me një këmbë jashtë Botërorit, megjithatë Fulkrug shpëtoi Flick dhe të tijtë, duke u dhënë një pikë shprese dhe duke lënë llogaritë të hapura.

Pjesa e parë ishte me një ritëm të lartë, me Spanjën që goditi traversën me Dani Olmon dhe i shkoi pranë golit me Ferran Torres, që gaboi nga fare pranë, ndërsa gjermania u zgjua vetëm në minutat e fundit, duke shënuar një gol me Rudiger, por që u anulua shpejt nga VAR për një pozicion jashtë loje milimetrik.

Në pjesën e dytë Luis Enrique përdori kartën Alvaro Morata, i cili shumë shpejt dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë nga brenda zonës, duke trponditur jo pak gjermanët.

I ndodhur në këtë situatë, Flick kryen tre zëvendësime menjëherë, duke hedhur në fushë edhe qendërsulmuesin Fulkrug, i cili gjeti golin e barazimit në minutën e 33-të, duke provuar të ringjallë gjermanët.

Vërshëllima finale la në fuqi barazimin 1-1, që i shkon përshtat Spanjës, pasi mjafton të mos humbë ndeshjen e fundit ndaj Japonisë, për të vijuar më tej, megjithatë grupi E mbetet me llogari të hapura, pasi të 4 ekipet kanë shanse të avancojnë në fazën e 1/8-ave.

 

Spanjë – Gjermani  1-1   (Morata 62′ / Fulkrug 83′)

83’ – Gooooooool. Fulkrug rikthen baraspeshën në Spanjë-Gjermani. Pas një sulmi të shpejtë të skuadrës së Flick, Fulkrug gjendet i vetëm përballë Unai Simon dhe lëshon një goditje perfekte, duke dërguat topin në rrjetë. Festë në kampin gjerman.

73’ – Mundësi e artë për Jamal Musialën, që shfaqet i vetëm përballë Unai Simon, por nuk arrin të kalojë këtë të fundit, që grushton në mënyrë vendimtare. Aksioni vazhdon me një goditje të Gnabrym, por vetëm goditje nga këndi.

62’ – Goooooool. Alvaro Morata ndëshkon Gjermaninë. Pas një zbritjeje të Spanjës, Jordi Alba shërben në zonë për sulmuesin e Atleticos së Madridit, i cili koordinohet mirë dhe dërgon topin pas shpinës së Neuer.  

56’ – Gabon Unai Simon në pasim dhe Gjermania i shkon pranë golit me Kimmich, por është sërish gardiani spajoll që fluturon e grushton topin në këndore.

45′ – Tjetër skemë e gjermanëve, me Rudiger që provon, por grushton portieri Unai Simon…

40′ – Gjermania gjen golin me anë të Rudiger, që shënon me kokë, por festa ndalet shpejt nga VAR-i, që sinjalizon një pozicion jashtë loje të mbrojtësit të Realit të Madridit…

33′ – Dalje e rrezikshme e Spanjës, por Ferran Torres gabon një penallti në lëvizje, duke humbur mundësinë e golit të avantazhit…

25′ – Reagon Gjermania, që përfiton nga një largim i keq i Unai Simon, por gjuajtja e Gnabry përfundon jashtë…

22′ – Jordi Alba lëshon një goditje me të djathtën nga distanca, por topi kalon ngjitur me shtyllën e portës së Neuer dhe përfundon jashtë…

7′ – Shkëndija e parë. Dani Olmo godet nga jashtë zone, por Neuer grushton dhe ndihmohet nga traversa për të shmangur golin.

Trajneri i “panzera”-ve ka bërë dy ndryshime krahasuar me formacionin që luajti ndaj Japonisë dhe do të kërkojë mbrëmjen e sotme fitoren e parë në këtë Kupë Bote, për të shkuar më pranë kalimit në fazën tjetër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...