Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Nuk luajti asnjë minutë, tifozët e Lazios e zgjedhin si më të mirin e derbit!

Tifozët e Lazios shijuan një fundjavë të mrekullueshme. Skuadra e zemrës fitoi 0-1 derbin ndaj Romës falë golit të Felipe Anderson, rezultat që solli gëzim të madh dhe parakalimin e “armiqve” të përjetshëm në renditjen e Serie A.

Ultrasit bardhekaltër “falënderuan” brazilianin Ibanez për gafën e kryer, teksa kanë surprizuar në votimet e kryera për lojtarin më të mirë të ndeshjes. Populli lacial zgjodhi Stefan Radu, edhe pse ky i fundit nuk zbriti për asnjë moment në fushë!

Gjatë minutave të fundit, teksa Roma po ushtronte presion për të gjetur golin e barazimit, mbrojtësi rumun përfitoi të luante me nervat e portierit Rui Patricio dhe tifozëve verdhekuq, duke vonuar lojën me fshehjen e topit nëpër duar.

Portieri i Romës shtyu 36-vjeçarin dhe mes pankinave të të dy ekipeve plasi një sherr i madh në fushë. Arbitri Orsato ndëshkoi me kartonë të verdhë dy protagonistët kryesorë.

Veprimi i Radu është vlerësuar shumë nga tifozët e Lazios, të cilët kanë zgjedhur “veteranin” si lojtarin më të mirë të ndeshjes para goleadorit Felipe Anderson, kapitenit Cataldi, i cili zhvilloi një ndeshje madhështore, dhe dyshes Romagnoli-Casale.

Edhe pse veprimi i lojtarit bardhekaltër nuk ka aspak lidhje me lojën “fair-play”, ultrasit e Lazios nuk kishin dilema dhe e zgjodhën lojtarin që qëndroi gjatë 100 minutave në pankinë si futbollistin më të mirë të derbit të zjarrtë të kryeqytetit italian.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...