Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Video/Nuk përmbahet Dejvi Bregu, shënon dygolësh me Boluspor!

Dejvi Bregu priti javën e 13-të për të shënuar golin e tij të parë në ligën e parë turke me fanellën e Boluspor, por pikërisht në ndeshjen që u zhbllokua ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Teutës, realizoi një dopietë. Megjithatë dy golat e Bregut nuk i mjaftuan Bolusporit që në transfertën ndaj Erzurum BB u mposht me shifrat 3-2. Titullarë të tre futbollistët shqiptarë që janë pjesë e Boluspor me Selmanin që qëndronte mes shtyllave dhe Roshin e Bregut në krahët e sulmit

. Në krahun tjetër mesfushori i përfaqësueses së Kosovës Herolind Shala u hodh në fushë vetëm në çastet e fundit. Në minutën e 67-të kur rezultati ishte 2-0 në favor t ëish-skuadrës së Armando Sadikut pas golave të Novikovas dhe Tozlu, në katedër u ngjit Dejvi Bregu që realizoi një gol të bukur duke rihapur sfidën. Gjithsesi vendasit e Erzurum gjetën sërish epërsinë e dyfishtë në minutën e 89-të me Hasek përpara se Bregu në shtesë të kthente në gol edhe një 11-metërsh për rrjetën e dytë personale dhe për t’i çuar shifrat e kësaj sfide në 3-2.

Dejvi Bregu i cili ishte lideri i Teutës në sezonin e shkuar kur i udhëhoqi drejt titullit kampion me 16 golat e tij të cilët e shpallën dhe kryegolashënues të Kategorisë Superiore, në këtë sezon i pari për të jashtë kampionatit shqiptar ka arritur të shndërrohet në një titullar fiks te Boluspor teksa është aktivizuar në të gjitha ndeshjet dhe numëron 2 gola e 2 asiste.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...