Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ Numri në fanellë, Koulibaly telefonon legjendën e Chelseat dhe i merr leje!

Kalidou Koulibaly u transferua te Chelsea në këtë merkato duke lënë Napolin pas tetë viteve. Mbrojtësi senegalez përgatitet për një nga aventurat më të rëndësishme të karrierës së tij ndërsa së fundmi po kërkon të kompletojë edhe profilin e tij si lojtar i Bluve të Londrës.

31-vjeçari ka pasur të dëshirë të veshë fanellën me numër 26 të Chelseat, por ka pasur një “kleçkë” duke qenë se ajo më parë i përkiste një legjende si John Terry.

Megjithatë, për ta zgjidhur këtë situatë, ka menduar vetë Koulibaly i cili ka telefonuar Terryn dhe i ka marrë leje për të mbajtur fanellën me numrin e tij. Ish-mbrojtësi është shprehur se ai numër ka një domethënie speciale për të, edhe pse në fund ka pranuar që t’ia dorëzojë mbrojtësit të sapotransferuar në Stamford Bridge.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...