Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Nunes nuk mjafton, Tirana mposhtet në Stamboll

Besiktasi është shumë i fortë për Tiranën dhe këtë e konfirmoi në fushën e lojës në Stamboll, duke mposhtur 3-1 bardheblutë dhe hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Klubi gjigant turk dominoi në pjesën e parë dhe arriti të shënojë dy herë në portën e Selmanit, fillimisht me mbrojtësin Bulut dhe më pas me sulmuesin Muleka, teksa gardiani bardheblu shmangu disa gola të tjerë.

Pjesa e dytë ishte më e qetë dhe nga kjo përfitoi Tirana, që shënoi me anë të brazilianit Kaina Nunes në minutën e 83-të, duke rihapur takimin, por vetëm kaq, pasi turqit shënuan edhe golin e tretë me Kilicsoy në minutat shtesë.

Sfida e kthimit mes Tiranës dhe Besiktasit do të luhet një javë më vonë në “Air Albania” dhe do të transmetohet live në ekranin e SuperSport 2.

Besiktas – Tirana  3-1   (Bulut 21′, Muleka 42′, Kilicsoy 90’+/ Nunes 83′)

94′ – Kilicsoy shënon golin e tretë për Besiktas, duke sjellë zhgënjim te bardheblutë…

83′ – Gooooool. Kaina Nunes shënon për Tiranën dhe hap tërësisht llogaritë, 7 minuta nga fundi i ndeshjes. Sulmuesi brazilian erdhi nga stoli për të ndëshkuar Besiktasin me një goditje të saktë pranë portës…

42′ – Muleka shënon edhe golin e dytë për Besiktasin, që shfaqet dukshëm superior ndaj bardhebluve në pjesën e parë…

39′ – Selmani shpëton Tiranën nga goli i dytë, duke grushtuar në traversë gjuajtjen e sulmuesit të turqve…

21′ – Bulut ndëshkon Tiranën. Pas një harkimi nga krahu, futbollisti turk koordinohet saktë dhe mposht Selmanin, duke i dhënë avantazhin Besiktasit...

6′ – Muleka arrin para Selmanit te topi dhe gjuan, por nuk gjen dot kuadratin

3′ – Muleka provon me një gjuajtje me kokë, por nuk gjen kuadratin e Selmanit

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...