Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Okafor heroi i Milanit, Lazio e mbyll me 8 lojtarë

Fitore e vuajtur e Milanit përballë Lazios në “San Siro” në ndeshjen hapëse të javës së 27-të të Serisë A. Kuqezinjtë iu falën golit të Okafor në minutën e 87-të për të mposhtur një Lazio që po rezistonte me shumë vështirësi në inferioritet numerik për shkak të ndëshkimit të Pellegrinit me karton të kuq që në minutën e 57-të.

Pikërisht për shkak të këtij episodi Sarri hodhi në fushë Elseid Hysajn në të 60-tën në vend të Luis Albertos.

Prishja e ekuilibrave në fushë ndikoi në rritjen e presionit të “Djallit”, që arriti të shënonte me Leaon, por për fatin e bardhekaltërve portugezi ishte në pozicion jashtë loje për çështje centimetrash.

Lexo edhe:

 

Për ta zgjidhur ndeshje mendoi Okafor, i aktivizuar në të 71-tën në vend të Adli.

Asgjë s’mund të bënte Lazio në minutat e mbetura, madje në kohën shtesë edhe Marusic e Gendouzi u ndëshkuan me kartonë të kuq, duke e mbyllur ndeshjen me tre lojtarë më pak.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...