Napoli shkruan historinë, për herë të parë në çerekfinale të Chamspionit, pasi mposhti thellë 3-0 Eintrachtin (me rezultat të përgjithshëm 5-0) në stadiumin “Maradona”.
Osimhen, pas një krosimi të Politanos, kaloi Napolin në avantazh ndaj Eintrachtit të Frankfurt, pak para pushimit (45+2′), në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ave në Champions League. Goli i sulmuesit nigerian çon me këmbë në çerekfinale ekipin e Spallettit, që e ka fituar 2-0 në ndeshjen e parë, në Gjermani.
Lexo edhe:
- Genti në çerekfinale, Januzaj shënon golin e flamurit për Basaksehirin
- Fitorja e Partizanit nuk mjafton, Vllaznia e nxjerr jashtë Kupës
- Dani Alves në burg për përdhunim, modelja “i jep duart”
- Atletico po funksionon pa Joao Felix, portugezi pak gjasa të kthehet në Madrid
Pjesa e dytë u dominua nga napolitanët, që shënuan sërish me Osimhen, në minutën e 53-të.
Ndërsa në të 64-tën realizoi Zielinski, për rezultatin 3-0.
