Turi i mirënjohjes dërgoi sot Edi Ramën në Kukës. Kryeministri i Shqipërisë, përfitoi të bëjë batuta në lidhje me Bashkinë që u fitua nga Safet Gjici, njëkohësisht president nderi i klubit që garon në Superiore.
Ky sezon ka qenë i vështirë për verilindorët, të cilët renditen në vendin e shtatë kur kanë mbetur për t’u luajtur vetëm dy javë deri në fundin e kampionatit.
Lexo edhe:
- Finalja e Kupës, Inter “prova gjenerale” me Fiorentinën para Cityt
- Zyrtare, Andrea Pirlo shkarkohet nga posti i trajnerit të Fatih Karagumruk
- Tjetër “arratisje”, 20-vjeçari i Olympiacos gati për t’u bashkuar me përfaqësuesen e Greqisë
- “Nuk paguajmë biletat”/ Tifozët e Milanit “bojkotojnë” transfertën dhe ndihmojnë zonën e përmbytur
“Nuk dua të marr më shumë kohë, tani Kukësi është i shtati, mora vesh që është i shtati në Superligë!
Në këtë pikë nuk mund të japim ndonjë kontribut, sepse Pandi (Majko) nuk merr vesh nga futbolli. Unë nuk e ndjek, se për të marrë vesh, nuk e marr, kështu që shih e bëj për këtë punë.
Edhe këta të kanë dhënë votën, por pjesën e vendit të shtatë do ta përballosh vetë… “, iu drejtua Rama kryebashkiakut Gjici gjatë fjalës së tij.
