Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ “Paqe” në Augsburg-Eintracht, Ramaj debuton në Bundesliga

Përfundoi në barazim 1-1 ndeshja Augsburg-Eintracht Frankfurt, sfidë ku debutoi në Bundesligë Diant Ramaj mes shtyllave për ekipin udhëtues. 20-vjeçari dardan ka lindur në Gjermani dhe numëron tre ndeshje me Gjermaninë U20.

Të dy golat u realizuan në pjesën e parë. Golin e parë e shënuan miqtë me anë të Daichi Kamada në minutën e 22-të. Japonezi shmangu portierin kundërshtar dhe dërgoi topin në rrjetë.

Augsburg reagoi dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 38-të. Michael Gregoritsch befasoi portierin mik me një goditje nga brenda zonës.

N’Dicka gjeti golin për Eintracht në minutën e 51-të, por mbrojtësi ishte në pozicion të parregullt. Augsbur pati një shans të artë në minutat shtesë të takimit, por Ramaj kreu një pritje të bukur dhe evitoi humbjen e Eintracht.

q

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...