Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ “Paqe” në derbin e Londrës, Chelsea-Arsenal dhurojnë gola spektakolarë

Derbi i Londrës mbyllet në paqe, me Chelsea-Arsenal që ndajnë pikët në takimin e javës së nëntë të Premier League, që u mbyll me barazimin 2-2.

Sfida ishte shumë e luftuar, megjithatë ishin “blutë” ata që zhbllokuan takimin, me Palmer që shënoi me penallti në minutën e 15’.

Lexo edhe:

Pavarësisht tentativave nga të dyja anët fraksioni hapës u mbyll me vetëm një gol.

Ndërkohë pjesa e dytë solli spektakël golash, me Mudryk që realizoi një gol spektakolar në minutën e 48’ dhe dyfishoi avantazhin e ekipit të Pochettinos.

“The Gunners” reaguan në minutën e 77’, me Declan Rice që shënoi një super gol dhe rihapi sfidën.

Ndërsa në minutën e 84’ Trossard barazoi për Arsenalin, me një super kthesë të topit.

Pas javës së nëntë të Premier League, Chelsea renditet në vend të nëntë me 12 pikë, teksa Arsenal renditet në vend të dytë me 21 pikë, po aq sa City që mban kreun.

Chelsea-Arsenal (2-2)

Premier League, java e nëntë

85’-Gooool! Trossard gjen golin në derbin e Londrës, Arsenal barazon Chelsea-n.

77’-Gooool! Sanchez tenton të largojë topin, por Declan Rice shfrytëzon mundësinë dhe realizon një super goditje dhe rihap derbin Chelsea-Arsenal.

48’-Gooool! Goditja e pabesueshme e Mudryk, Chelsea dyfishon avantazhin në derbin e Londrës.

15’-Gooool! Palmer merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe kalon Chelsean në avantazh.

13’-Lojtarët e Arsenal kapin topin ne dorë në zonë, pas verifikimit në VAR, Chelsea fiton penallti.

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...