Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ “Paqe” në ishull, Mallorca merr një pikë pa Muriqin

Mallorca barazoi në shtëpi me Real Sociedad në shifrat 1-1, në një sfidë ku mungonte për shkak kartonësh futbollisti i përfaqësues së Kosovës, Vedat Muriqi.

Ndeshja nisi mirë për miqtë që shënuan që në minutën e tretë me anë të Carlos Fernandez. Më pas ritmi i lojës ishte i ulët. Goli i barazimit u realizua në fillimin e pjesës së dytë, saktësisht në të 50′ me Kang-In Lee.

Koreanojugori kaloi dhe portierin Remiro, për ta dërguar topin në rrjetë dhe për të nisur festën në stadium. Në vijim rastet nuk munguan, me Ndiaye që u ndal nga shtylla.

LEXO EDHE:

Sociedad e mbylli takimin me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Merinos (90′). Kjo është ndeshja e katërt radhazi pa fitore në kampionat dhe e pesta në të gjitha garat.

Pavarësisht rezultateve të fundit, Sociedad ndodhet në vendin e katërt me 45 pikë, po aq sa dhe Atletico Madrid. Mallorca në anën tjetër renditet e dhjeta me 32 pikë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...