Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ “Paqe” në Milan-Atalanta, Leao nuk u mjafton kuqezinjve

Barazim 1-1 në “San Siro” mes Milanit dhe Atalantës. Kuqezinjtë zhvilluan një nga ndeshje më të bukura të vitit 2024, duke dominuar përballë një kundërshtari të rrezikshëm.

Lexo edhe:

Rafael Leao kaloi Milanin në avantazh në minutën e tretë, falë një eurogoli. Gjithsesi, skuadra bergamaske gjeti golin e barazimit falë një penalltie. Tri minuta përpara fundit të fraksionit të parë.

Teun Koopmeiners u tregua i saktë nga pika e bardhë. Vendasit tentuan golin e fitores në 45 minuta e dyta, por Leao, Pulisic dhe Giroud nuk arritën të konkretizonin mundësitë e tyre.

Serie A
MILAN-ATALANTA 1-1 (Leao 3′ . Koopmeiners (pen) 42′)

80′ Milani vazhdon të sulmojë për golin e fitores. Portieri Carnesecchi frenon Leaon. Provon edhe Leao, Zappacosta i mohon golin francezit.

 

69′ Mundësi e shkëlqyer për Milanin, por Christian Pulisic nuk arrin të shënojë.

 

42′ Barazohet rezultati. Holandezi Teun Koopmeiners ekzekuton saktë një penallti të akorduar me ndihmën e VAR-it. 

 

3′ Super Rafael Leao. Dy driblime dhe një “predhë” e pakapshme nga portieri i Atalantës. 

 

FORMACIONET ZYRTARE

Publikohen formacionet e Milan-Atalanta, ndeshja më e fortë e javës së 26-të në Serie A.

Stefano Pioli ka rikuperuar gjermanin Thiaw, i cili rikthehet në qendër të mbrojtjes përkrah italianit Gabbia.

Lexo edhe: 

Berat Gjimshiti konfirmohet titullar tek ekipi bergamask, që zbarkon në “San Siro” me shtatë fitore radhazi.

Dueli mes forcave të treta dhe të katërta në Itali, do të transmetohet live në SuperSport 2.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...