Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Partizani e nis me “këmbë të mbarë” vitin 2022, Mala dhe Skuka nderojnë të kuqtë

Partizani e ka nisur në mënyrë më të mirë të mundshme vitin 2022, duke qenë se në debutimin e trajnerit Dritan Mehmeti, skuadra ia doli të merrte tre pikët e plota pasi mposhti në transfertë Egnatian me rezultatin e pastër 0-3 (për herë të parë në këtë sezon Partizani realizon tre gola). Në fakt, prej fillimit u duk qartë dëshira e kryeqytetasve për të marrë maksimumin teksa në sulm ekipi rreshtohej me tre sulmues si Cara, Junior dhe Skuka.

Por, sinjalin e parë e dha Mala me një inkursion personal, por që në fund nuk ia doli ta konkretizonte aksionin. Në vazhdim ishte edhe një mundësi për Junior, por sulmuesi u ndal nga Shtubina dhe Krasniqi. Gjithsesi, edhe Egnatia “tregoi dhëmbët” në minutën e 28, kur Imeri ishte i pafat teksa tentative e tij nga goditja e dënimit u stampua në traversë me portierin Alban Hoxha krejtësisht të mposhtur.

Sakaq, Partizani reagon me një rast të Rrapaj që godet nga distance megjithatë pa rrezik, teksa 16-herë kampionët e Shqipërisë e kishin ruajtur spektaklin për fraksionin e dytë të ndeshjes. Kështu, në minutën e 47, Mala shënon një gol të shkëlqyer duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit Puja. Egnatia provon të reagojë me Maganin, por sulmuesi përballë Hoxhës nuk ia doli të konkretizonte.

Nga ana tjetër, Junior “kërcënon” vendasit në minutën e 54, por nuk gjen kuadratin e Pujës. Gjithsesi, goli i dytë do të vinte në minutën e 61, teksa është Xhuliano Skuka që shënoi në debutimin me Partizanin pasi shfrytëzoi më së miri një asist të Sotës. Ndërkaq, Partizani nuk u ndal me kaq, por e “vrau” përfundimisht ndeshjen në minutën e 73, falë Arinaldo Rrapajt i cili shënoi pas një topi të ardhur nga portieri Puja, i cili nuk largoi siç duhej pas goditjes së Malës.

Minutat në vazhdim nuk prodhuan më episode dhe Partizani mori tre pikë, duke u ngjitur në kuotën e 21 pikëve teksa skuadra renditet në vendin e pestë. Sakaq, rëndohen pozitat e Egnatias së trajnerit Zekirija Ramadani, me rrogozhinasit që mbeten në vendin e parafundit me vetëm 14 pikë pas 16 javëve kampionat.

 

Egnatia-Partizani 0-3

Kronika e ndeshjes: 

90+4′ Përfundon ndeshja në Rrogozhinë, Partizani fiton pastër me rezultatin 0-3 ndaj vendasve të Egnatias

73′ Gooooool! Të kuqtë shënojnë sërish, këtë herë ai që tund rrjetën është Rrapaj me mesfushorin që përfiton nga një grushtim jo shumë i saktë i Pujës pas goditjes së Malës

61’Goooooool! Partizani dyfishon shifrat ndaj Egnatias, Sota fton në aksion Skukën dhe sulmuesi nuk fal përballë Skukës

57′ Imeri lëviz mirë, por në fund nuk ia del të rrezikojë seriozisht portën e Hoxhës

54′ Partizani pranë golit të dytë, Stenio Junior lë në vend Allmuçën, por në fund sulmuesi nuk gjen kuadratin e portës së Pujës

49′ Egnatia provon të kundërpërgjigjet, por Magani nuk ia del të konkretizojë përballë Hoxhës

47′ Gooooool! Partizani gjen rrugën e rrjetës, Mala shënon një gol shumë bukur nga një kënd i vështirë

45+1′ Përfundon pjesa e parë në Rrogozhinë, Partizani shtyn vazhdimisht në sulm ndërsa Egnatia ndalet në sulm

37′ Arinaldo Rrapaj në një aksion individual, provon një goditje nga distanca por Puja pret në pozicion

36′ Harkim i H.Markut në zonë aty ku Skuka devijon me kokë por topi nuk ka forcën e duhur dhe pritet lehtësisht nga portieri Puja

 28′ Goditje dënimi për Egnatian. Ekzekutim shumë i bukur i Demir Imerit, por topi përplaset në traversë.

 23′ Mundësi e mirë për Stenio Junior, devijon në momentin e fundit Gëzim Krasniqi.

7′ Partizani shfaqet në sulm me Malën, por mesfushori nuk ia del të krijojë rrezikshmëri në zonën e rrogozhinasve

1′ Nis ndeshja në Rrogozhinë, Egnatia pret Partizanin

Formacionet:

Egnatia(4–2-3-1): Puja, Shtubina, Krasniqi, Krivanjeva, Allmucca, Eller, Iseni, Demiri, Jackson, Ademi, Magani
Trajner: Zekirija Ramdani

Partizani(4-3-3): Hoxha, A.Marku, Bitri, Belica, Sota, Rrapaj, H.Marku, Mala, Junior, Cara, Skuka
Trajner: Dritan Mehmeti

Egnatia pret Partizanin në ndeshjen e parë për vitin 2022. Rrogozhinasit janë në pozicion të vështirë sa i takon renditjes duke qenë se ekipi mban vendin e parafundit në klasifikim dhe rrezikon rënien një kategori më poshtë, ndaj pikët kthehen në jetike për të besuarit e trajnerit Zekirija Ramadani. Ky i fundit ka përzgjedhur edhe 11-tëshen titullare për sfidën ndaj Partizanit, teksa nga minuta e parë debuton prurja e merkatosë së janarit nga Laçi, Ilirid Ademi.

Ndërkaq, nuk ka ndryshime në pjesën tjetër të skuadrës me Artur Maganin që udhëheq sulmin e Egnatias. Nga ana tjetër, edhe Partizani ka shumë ndryshime, teksa në këtë sfidë do të debutojë trajneri Dritan Mehmeti, i cili zëvendësoi Ilir Dajën e larguar. Sakaq, për të kuqtë do të debutojë Xhuliano Skuka i ardhur nga Dinamo, ndërsa në fushë nga minuta e parë luan edhe Eneo Bitri, tashmë i rikthyer nga eksperienca në Kazakistan me Astanën.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...