Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Partizani mposht Skënderbeun dhe shkon në finalen e titullit të 26 majit të “Final Four”

Partizani është ekipi i parë që kalon për në sfidën që vendos kampionin e Superiores, pas fitores 1-0 ndaj Skënderbeut në ndeshjen gjysmëfinale të “Final Four”.

Kryeqytetasit diktuan ritmin ndaj korçarëve gjatë gjithë sfidës, megjithatë fraksioni hapës u mbyll me porta të paprekura.

Në nisje të pjesës së dytë, më saktë në minutën e 48’, Rrapaj bën një super kalim dhe i dhuron asist Bintsouka-s, me këtë të fundit që e finalizoi topin në fundin e rrjetës dhe i dha avantazhin, por njëkohësisht edhe fiton Partizanit.

Pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat në minutat në vijim, ky takim u mbyll me rezultatin 1-0.

Pas këtij triumfi, Partizani bëhet finalisti i parë i “Final Four”, ndërsa do të luftojë për titullin kampion në ndeshjen e fundit, që do të luhet më 26 maj, ndërsa finalisti i dytë do të vendoset mes Egnatias dhe Vllaznisë më 19 maj.

Ndërsa më 24 maj luhet ndeshja e vendit të tretë dhe të katërt mes Skënderbeut dhe skuadrës që nuk shkon në finale mes Egnatia-Vllaznia.

Partizani-Skënderbeu (1-0)

Gjysmëfinalja e parë e “Final Four”

 

47′-Goool! Rrapaj bën një super kalim dhe ia dhuron topin Bintsouka-s, i cili e finalizon në fund të rrjetës dhe zhbllokon Partizani-Skënderbeu. 

29’-Aksion i bukur i skuadrës së Partizanit, por pas asistit të dhuruar nga Antanaskoski, Bintsouka ishte në prapakohë dhe nuk ia del ta shtyjë topin në rrjetë.

Lexo edhe: 

Formacionet zyrtare:

 

 

 

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...