Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

VIDEO/ Penalltia e humbur nga Gundogan, Guardiola, i nxehur me Haalandin

Manchester City prishi debutimin e Allardyce si trajner i Leedsit dhe ruan epërsinë ndaj Arsenalit në krye të Premier League-s.

Fitore 2-1 për Citizens, të cilët, megjithatë, rrezikuan me golin e Leedsit në minutën e 85-të, që rihapi ndeshjen.

Guardiola ishte shumë i zemëruar, sepse vetëm një minutë para ndeshja mund të ishte mbyllur nëse Haaland nuk do të ishte shfaqur altruist.

Teksa kryesonte 2-0, City fitoi penalltinë në minutën e 84-t. Haaland, goditësi i pagabueshëm i skuadrës, vendosi t’ia lërë goditjen Gundoganit për t’i dhënë mundësinë për një “hat-trick” (regolësh).

“Duhet ta marrësh ti, duhet ta marrësh ti”, i bërtet Guardiola nga pankina norvegjezit.

Nga pika e bardhë, mesfushori goditi shtyllën dhe pak kohë më pas Leedsi shkurtoi diferencën. Guardiola nuk u fsheh në pas ndeshjes dhe sulmoi Haaland-in: “Ndeshja nuk mbaroi. Kjo tregon se sa bujar është Erling, por nëse jeni përpara 4-0, është mirë, 2-0, jo… ”, nënvizoi Guardiola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...