Connect with us

Hi, what are you looking for?

Arabi Saudite

VIDEO/ Penalltia më e çuditshme në botë jepet në kampionatin arab

VIDEO/ Penalltia më e çuditshme në botë jepet në kampionatin arab
VIDEO/ Penalltia më e çuditshme në botë jepet në kampionatin arab

Një penallti e çuditshme është akorduar këtë të enjte në kampionatin e Arabisë Saudite, teksa videoja po bën me shpejtësi xhiron e botës.

Episodi u regjistrua në minutën e 11’ të ndeshjes Al Hazm-Al Fateh, kur portieri mik zotëroi një top në zonën e tij. Aty pranë ndodhej mbrojtësi i Al Fateh, Al-harbi, i cili tentoi të përgëzojë portierin, por në mënyrë të pakujdesshme preku edhe topin.

VIDEO E PENALLTISË

Kaq mjaftoi që arbitri të vërshëllente penallti për vendasit e Al Hazm, pavarësisht protestave dhe habisë në tribuna. Gjithsesi arbitri e ka ndërgjegjen e qetë, pasi prekja me dorë lë pak vend për interpretim, ndonëse një penallti të tillë vështirë se mund të ketë parë historia e futbollit.

Lexo edhe:

Për kronikë, Al Hazm i vendit të fundit fitoi ndeshjen me rezultatin 2-0, duke gjetur fitoren pas shumë javësh.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...